Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur me mbi 2 kilogramë kokainë, me vlerë tregu rreth 180 mijë euro.
Sipas mediave italiane i riu shqiptar ishte me rekorde të mëparshme kriminale.
Ka qenë një denoncim se në zonë po ndodhte një aktivitet jashtë të zakonshmes ai që ka çuar autoritetet të nisnin hetimet duke lokalizuar më pas edhe banesën ku jetonte 22-vjeçari.
Sasia e drogës u gjet e fshehur në një xhep të krijuar brenda një dysheku.
I riu u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun Port’Aurea në Ravenna me urdhër të Prokurorisë Publike, e cila mori përsipër koordinimin e hetimeve.