Shpërthim me lëndë plasëse në noterinë në Tiranë, dëshmia e pronares: Nuk kam konflikt me njeri

7 months ago 34
Reklamë

Top Channel ka siguruar dëshminë e pronares së noterisë, së cilës iu vendos lëndë plasëse këtë mëngjes në rrugën “Perlat Rexhepi” në Tiranë.

“Nuk kam probleme me njeri, nuk kam konflikte”, tha noterja për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua fasada e zyrës. Zyra noteriale është në pronësi të noteres Esmeralda Dauti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:10 të mëngjesit ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

“Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

Read Entire Article