Shpërthim në një fabrikë në Turqi, 21 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

1 month ago 25

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në një fabrikë makaronash në Hendek, Sakarya, në veriperëndim të Turqis.

Si pasojë e shpërthimit 21 perosna kanë mbetur të plagosur, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë në spital.

Shërbimet e urgjencës nga qendra e qytetit, rrethi dhe zonat përreth janë dërguar me shpejtësi në vendngjarje.

Shkaku i shpërthimit, i cili rezultoi në shtëllunga të dukshme tymi në të gjithë qarkun, është ende nën hetim.

Një punonjës i bllokuar në zonën e kapanonit u shpëtua nga zjarrfikësit duke përdorur një vinç dhe mori trajtim mjekësor në vendngjarje, përpara se të transportohej në spital.

Ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç bëri të ditur se Kryeprokuroria Publike Hendek ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun dhe përgjegjësinë e shpërthimit.

Read Entire Article