Një qendër strehimi emigrantësh në Buchholz (Hamburg) është përfshirë nga flakët ditën e sotëm pas një shpëthimi.
Menjëherë në vjendgjarje kanë bërritur efektivët e policisë dhe nga hetimet e para rezulton se gjithçka ka ndodhur pas një defekti.
Një shpërthim ka ndodhur në një qendër strehimi refugjatësh në Buchholz (rrethi i Harburgut).
Në vendngjarje shkuan rreth 20 autoambulanca. Gjithashtu janë përdorur helikopterë shpëtimi.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur me një kontigjent të madh dhe kanë shuar flakët. Në total thuhet se janë 20 të plagosur. Tetë prej tyre duhej të dërgoheshin në spitale. Një burrë, me sa duket zjarrvënës, ka vdekur nga flakët. Thuhet se ai është një etiopian, shkruajnë mediat gjermane.
Sipas raporteve fillestare, punonjësit socialë vunë re një erë të çuditshme rreth orës 11:00 dhe lajmëruan policinë. Ata ndjenin erë benzine në një kontenier.
Kur një inspektor i lartë ka dashur të kontrollojë dhomën, banori i ka vënë flakën lëngut, gjë që shkaktoi një shpërthim.
Për pasojë ndërtesa ka marrë flakë. Disa persona mbetën të plagosur, disa në gjendje të rëndë, duke përfshirë edhe oficerin e policisë. Në ndërtesë është gjetur edhe një person i pajetë.
Të plagosurit janë trajtuar në vendngjarje dhe janë dërguar në klinikat përreth. Oficeri i policisë i djegur rëndë është gjithashtu tashmë në një klinikë. Të gjitha forcat zjarrfikëse, shërbimi i shpëtimit dhe policia janë vendosur në vendin e ngjarjes.
Mësohet se janë djegur gjithsej 30 kontejnerë banimi.