FBI vijon hetimet intensive pas pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit Trump. Organet e zbatimit të ligjit po punojnë në disa drejtime, por jashtë përgjegjësisë nuk janë lënë as organet lokale të zbatimit të ligjit.
Burimet thonë për Fox News se agjentët e FBI-së po intervistojnë anëtarët e zbatimit të ligjit lokal, veçanërisht oficerin që pa të armatosur sulmuesin Thomas Mattheew Crooks, por u tërhoq nga ndërtesa ku ai kishte hipur. Crooks hapi zjarr direkt disa sekonda më vonë, sipas burimeve të zbatimit të ligjit.
Ka një zhgënjim të madh në radhët e komunitetin ligjzbatues për veprimet e këtij oficeri, thonë burimet.
Sherifi i kontesë Butler, Michael Slupe, tha në intervista me mediat lokale se një oficer i ruajtjes së rendit u përball me Crooks disa momente para të shtënave, por u largua duke shkuar në skajin e çatisë, por që vrasësi i drejtoi armën duke e kërcënuar se do ta vriste.
“Oficeri kishte të dyja duart lart në çati teksa ishte ngjitur në çati, dhe nuk ia doli kurrë të bënte diçka sepse gjuajtësi ishte kthyer kah oficeri dhe me të drejtë dhe zgjuarsi, oficeri u largua”, tha ai për KDKA-TV.
Siguria jashtë perimetrit të siguruar të Shërbimit Sekret zakonisht sigurohet nga zbatimi i ligjit shtetëror dhe vendor.
Pas atentatit ndaj Donald Trump, shërbimi sekret amerikan ka forcuar masat e sigurisë ndaj kandidatëve për presidencalet e nëntorit 2024.