“Shqipëria e fundit mes vendeve të rajonit për lirinë e shtypit”, Rama i shqetësuar nga gjetja e raportit: Do e analizojmë me kujdes!

4 months ago 19
Reklamë

Sot 3 maj është dita e Lirisë së Shtypit.

Me rastin e kësaj dite kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social në platformën “X”.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama falendron Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues për situatën e lirisë së shtypi në Shqipëri.

Në raport Shqipëria ka shënuar përkeqësim të lirisë së shtypit duke u renditur e fundit mes vendeve të rajonit dhe shteteve kandidate për në Bashkimin Europian.

Lidhur me këtë Rama thotë se qeveria do ta analizojë me kujdes raportin dhe se do të konsultohet me të gjitha palët përkatëse për të ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve.

“Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama ndër të tjera.

Postimi i plotë

Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence.

The issue of freedom of information is one of the most important today and I want to thank Reporters Without Borders for their insightful report. We will analyse it carefully, consult with all relevant parties and take further action to improve the media environment, protect…

— Edi Rama (@ediramaal) May 3, 2024

/vizionplus.tv.

Read Entire Article