“Shqipëria, Evropa e Ballkanit”, Rama promovon aplikacionin “TEA”: Turistët një përvojë unike në vendin tonë

5 months ago 21

Kalendari Kombëtar Turistik i ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës vjen sërish me anë të aplikacionit TEA, i cili përmes mijëra shkarkimesh nga turistët përgjatë gjithë vitit po kthehet në udhërrëfyesin më besnik në celularin e kujtdo që do ta shijojë Shqipërinë Turistike cep më cep, e po ashtu duke kryer detyrën e një sporteli digjital “one stop shop” me të gjitha informacionet e nevojshme për vizitorë.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në promovimin e kalendarit turistik veror ditën e sotme. Ai theksoi se qëllimi është që Shqipëria turistike të rrezatojë shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit.

Rama: Një shifër dua ta ndaj me ju. Monumentet historike dhe sitet arkeologjike të vendit tonë, vetëm në muajt e parë të këtij viti kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë që parqet tona janë vizituar nga rreth 800 mijë vizitorë. Këto janë shifra marrëmendëse po të kemi parasysh se nga jemi nisur. E rëndësishme për ne është se ku duam të shkojmë dhe për këtë kemi fiksuar edhe majën e vitit 2030 si një pikë ku jo vetëm transformimi i deritanishëm i vendit do të bëhet i pakthyeshëm, por ku Shqipëria pa asnjë dyshim do të rrezatojë shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit.

Kreu i qeverisë tha se sot u prezantua verisoni i ri i aplikacionit TEA, një inovacion i rëndësishëm në fushën e turizmit dhe do të vijojë të pasurohet më tutje edhe me një gjenerator të Inteligjencës Artificiale. Kjo do t’i bëjë të mundur turistëve që të bëjnë të mundur personalizimin e planeve të tyre dhe të kenë në dispozicion harta tre dimensionale dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë të vizitës së tyre në vendin tonë.

Rama: Ajo që është e rëndësishme të theksohet është fakti se aplikacioni është një pasqyrë për të parë atë që ndodh në realitet. Ne kemi përfshirë një komponent që çdo vit bëhet më i pranishëm, komponenti i aktivitetit të përditshëm kulturor dhe artistik si në hapësirë që i ofron turistëve dhe vizitorëve mundësi përtej plazhit, diellit, rërës, ushqimit dhe hotelit.

Read Entire Article