Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha Argita Malltezi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paguar deri në 500 euro, që qytetarët të mos dilnin të votonin në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Shqipëri.
Teksa akuzoi edhe kreun e SPAK Altin Dumani se ka amnistuar krimin elektoral, Argita theksoi se shqiptarët duhet të ngrihen për votën e tyre, për të mos përjetuar sipas saj edhe një herë periudhën e komunizmit.
“Zgjedhjet u bënë, por Berisha nuk u lejua të vendoste emrin, nuk ju dha vula dhe logo. U bë koalicioni por nuk i dhanë komisioner dhe financime. Si bllok vote ishte impresiv në bazë të kushteve. Paraja publike që u derdh për b;lerjen e votës ishtre një masakër elektorale. Ata paguan njerëzit që të mos shkonin të votonin. Në Klos më thanë që një votë u shit 500 euro. Rama nuk lë rast pa thënë që nuk ja përmend emrin, por Rama nukka çbën e çnuk do jepte të kishte Lulzim Bashën përballë. Ne luftojmë të kemi minimumin e demokracisë, komisioner për numërimin e votës.
Në 2005 Nano humbi zgjedhjet dhe lejoi rotacionin politik që ndodhi me votën e shqiptarëve. Nuk ndërhyri krimi elektoral dhe buxheti i shtetit.
Shqiptarët duhet të ngrihen për votën e tyre se e kanë provuar çdo të thotë mos votosh. Mbështetja e Soros ka dhënë ndikimet e veta. Rama ka mbështetje nga Soros. Në drejtësinë e re, janë eksponentë të Soros”, tha Argita Malltezi./vizionplus.tv