Shqiptarët të pakënaquar edhe para skandalit tek spitali onkologjik

4 months ago 20

Nga Eduard Zaloshnja

Ndër 115 pyetjet e Barometrit të Sigurisë të CSDG-së (i cili u bazua në vrojtimin rigoroz statistikor që drejtova unë në gjithë territorin e Shqipërisë në periudhën 6-15 prill), kishte edhe disa pyetje rreth sistemit të shëndetsisë publike. Një pyetje kishte të bënte me trajtimin e pancientëve në institucionet shëndetësore publike. Konkretisht pyetja ishte: “A mendoni se mjekët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore publike i trajtojnë pacientët me respekt dhe kujdes?” Dhe ja si u përgjigjën të anketuarit:

Vetëm 21.7% e të anketuarve (që përfaqësojnë rreth 431 mijë banorë 18 vjeç e sipër) ishin të mendimit se mjekët dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore publike i trajtojnë pacientët me respekt dhe kujdes. Shumica dërrmuese e të anketuarve (77.7%, që përfaqësojnë rreth 1.55 milionë banorë 18 vjeç e sipër) ishin të mendimit se trajtimi me kujdes e respekt ndodh vetëm ndonjëherë ose asnjëherë.

Do të ishte interesante të pyeteshin të njëjtët të anketuar tani, pas skandalit në spitalin onkologjik!

SHËNIM: Vrojtimi rigoroz statistikor për Barometrin e Sigurisë të CSDG-së u krye në gjithë territorin e vendit nga 34 anketues profesionistë. Kampioni i përzgjedhur u ripeshua statistikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të vendit gjeografikisht, demografikisht dhe politikisht.

Read Entire Article