Një sherr mes një grupi personash ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Aegaleo, Athinë.
Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 10:00, kur dy makina ndodheshin në semafor në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës.
Më pas për një arsye të panjohur drejtuesit e dy mjeteve kanë nisur të bisedojnë dhe nga njëra veturë kanë zbritur tre persona të cilët janë nisur drejt çiftit.
Ata iu afruan dhe filluan të rrahin burrin 43 vjeçar, me origjinë shqiptare ashtu edhe gruan në të njëjtën moshë që ishte në makinë së bashku me të.
Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë me makinën e tyre 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.
Çifti u dërgua me autoambulancën e EKAV-së në spitalin Thriasio.
Fatmirësisht shqiptari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka nisur hetimet për arrestimin e tre personave./vizionplus.tv