Shqiptari kryen manovër të gabuar dhe përplas motoçikletën, vdes 53-vjeçari në Itali

1 week ago 29
Reklamë

ITALI -Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme. 9 shtator, në komunën e Montegrotto Terme.

Një makinë tip “BMW” e cila drejtohej nga një 26-vjeçar shqiptar, banues në provincën e Vicenzës, është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga 53-vjeçari Vittorio Granata, banues në Abano, i cili humbi jetën.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, shqiptari ka kryer një manovërt të gabuar dhe i ka prerë rrugën motoçiklistit.

Një pasagjer në makinë është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Padovës.

Sipas medieve italiane, 53-vjeçari ishte inxhinier dhe pronar i një start up-i./vizionplus.tv

Read Entire Article