Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit u përfshi në një aksident të rëndë të premten e 30 gushtit në Itali.
Partnerja e tij 24-vjeçare humbi jetën ndërsa foshnja e tyre 6 muajshe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
Mediet italiane kanë zbardhur dëshminë e të riut shqiptar, Ali Hoxha, i cili mes lotësh tha se është gati të paguajë për atë që ka bërë.
“Nëse kam bërë një gabim, do të paguaj atë që duhet të paguaj”.
Nga aksidenti tragjik humbi partnerja e tij, 24-vjeçarja Mariagrazia Bedin dhe u plagos foshnja e tyre gjashtë muajshe.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Ata po ktheheshin nga një festë ditëlindjeje ditën e aksidentit të rëndë./vizionplus.tv