Itali– Një 47-vjeçar italian ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur ditën e sotme.
Massimo Tabacco, me origjinë nga Aprica u përplas nga një furgon që drejtohej nga një 32-vjeçare shqiptare. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Ambulanca dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk mundën të bënin asgjë.
32-vjeçarja shqiptare u dërgua në spital për shkak të plagëve të marra.
Makina dhe telefoni i janë sekuestruar ndërsa e reja do t’i nënshtrohet analizave toksikologjike./vizionplus.tv