Gjykata e Tiranës ka vendosur shtyrjen edhe për 20 ditë të tjera të masës së sigurisë arrest në burg për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre. Rreth tre javë më parë u arrestua pas zbulimit nga autoritetet të rastit, duke iu vendosur masa burg me afat 20 ditor.
Në seancën e parë për caktimin e masës Prokuroria ndryshoi qëndrim ku fillimisht kërkoi arrest në burg teksa më pas kërkoi 30 ditë. Avokatët kërkuan shtrim të përkohshëm në psikiatri deri sa të bëhet ekspertiza psikoligjore.
Lexo edhe :
Related Posts
Vetë Zhaboli foli shkurtimisht në gjykatë ku tha se e bëri një veprim të tillë “për tu kujdesur për anëtarët e familjes pasi kisha frikë për ta”. Afati i ri me 20 do të përdoret për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, pasi ekspertët nuk arritën të paraqesin konkluzione në seancën e të hënës./vizionplus.tv/