Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk dëshiron luftë me Iranin

7 months ago 21
Reklamë

Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë më Iranin. Ky është qëndrimi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë përmes një deklarate zyrtare, ku theksohet se zgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme në është në synimet e SHBA.

Shtëpia e Bardhë theksoi s një dron i vetëm ishte përgjegjës për shënjestrimin e anëtarëve të një baze ushtarake amerikane në Jordani gjatë fundjavës.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby theksoi gjithashtu në një intervistë se bisedimet për lirimin e pengjeve në Gaza mbeten konstruktive, por megjithatë SHBA po përpiqen të gjejnë mënyra të tjera për të siguruar një marrëveshje që do të rikthente pengjet në shtëpi.

Nga ana tjetër, Biden deklaroi se përgjegjësit e sulmit që vrau tre ushtarë amerikanë do të përballen me pasojat.

Rreth 3,000 trupa amerikane janë të stacionuar në Jordani, një vend që kufizohet me Irakun, Izraelin, territorin palestinez të Bregut Perëndimor, Arabinë Saudite dhe Sirinë.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se krahas 3 ushtarëve të vrarë, u plagosën edhe 25 pjesëtarë të forcave të armatosura, por mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për më shumë se 30./vizionplus.tv/

Read Entire Article