“Shthurja” e Tik Tok, avokati: Institucionet duhet të ndërhyjnë, po shfrytëzohen fëmijët për përfitime personale

6 months ago 23
Reklamë

Tik Tok është kthyer në një platformë ku abuzimi është shumë i madh. Kohët e fundit, edhe rastet e vetëvrasjes janë shtuar dhe shkak është bërë pikërisht ky aplikacion, i cili aktualisht është pa asnjë lloj filtri.

Avokati Henri Bici gjatë një interviste në emisionin “7pa5” në Vizion Plus deklaroi se duhet një ndryshim rrënjësor në legjislacionin shqiptar, teksa shtoi se në kushtet kur shthurja është shumë e madhe, duhet edhe ndërhyrja e AMA-s.

Lexo edhe :

Related Posts

Është një hapësirë ku kanë akses shumë persona në të njëjtën kohë. Legjislacioni duhet të ndryshojë.

Përdorimi i të miturve janë videot që postohen më shpesh. Nuk mund të filmosh fëmijën në momente të ndryshme. Kemi edhe raste që lidhen me nuditetin, që e shfrytëzojnë për klikime. Këtu duhet të ndërhyjë AMA sepse është i dëmshëm nga shumë persona, sepse janë edhe të mitur që aksesojnë. Duhet të ketë filtra për këto rrjete sociale për të gjurmuar këto sjellje të pahijshme”, tha Bici.

Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, avokati shtoi se sharjet dhe cënimet  ndaj personave të tjerë përbën vepër penale dhe dënohen me burgim. Po ashtu, edhe shpërndarja e videove me përmbajtje pornografike të të miturve është vepër penale.

Sipas Bicit, ka ardhur koha që institucionet shtetërore të reagojnë dhe të marrin masa ndaj personave që shkelin të drejtat e të tjerëve dhe ofendojnë ata.

“Kur kemi cënim të personave të tjerë, duhet të kalojë në vepra penale. Përdorin fëmijët për video pornografike. Shpërndarja e videove me përmbajtje erotik të të miturve, dënohet me 12 vite burgim. Edhe institucionet duhet të nisin procedimet penale në këtë fushë. Do resurse mjetesh, të gjejnë IP dhe të gjejnë nga bëhen këto video, por është e novojshme.

Legjislatori duhet të ndërhyjë edhe me CEO-n e Tik Tok. Kjo platformë nuk mund të mbyllet nga qeveria, sepse janë aplikacione me shtrirje globale dhe nuk varet nga ne. Fyerja ëstë vepër penale që realizohet në rrjetet sociale”, tha avokati.

Read Entire Article