Shtyhet seanca për masën e sigurisë ndaj Metës, ish-presidenti debat me Altin Dumanin në sallën e gjyqit

2 hours ago 21

Është shtyrë seanca për konfirmimin e masës së sigurisë për Ilir Metën. Seanca u shty për në orën 13:30 pasi mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me aktet dhe fashikujt hetimorë.

Në sallën e gjyqit ku ish- presidenti Ilir Meta do të njihet me masën e sigurisë, pati debati mes tij dhe prokurorit të posaçëm, Altin Dumani.

Meta akuzohet për tre vepra penale: për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj Monika Kryemadhit.

Ndaj Piro Xhixhos, babai i Erisa Xhixhos, rëndon akuza korrupsion pasiv.  Sipas SPAK ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si Kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizmin e marrëveshjes, si dhe ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP.

Ndërsa ndaj Ema Çokut rëndon akuza e pastrimit të parave.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët. 2 dosjet ndaj Metës, Cez-Dia dhe lobimi në SHBA janë bashkuar tashmë në 1 hetim. /vizionplus.tv

Read Entire Article