Është shtyrë sërish seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu në lidhje me çështjen “Gërdeci”.
Mediu ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme dhe tha se prokuroria duhet të thotë se ku janë përgjegjësitë e ministrit.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë sot ishin parashikuar që të merreshin në pyetje pesë ekspertë.
“Prokuroria ka ndërtuar akuzën dhe duhet të thotë aktet që janë bërë në 2008-2009 me një grup të akuzuarish 24 prej të cilëve janë të dënuar, duhet të thotë ku janë përgjegjësitë e ministrit. Prokurori siç e tha në fund këto janë 3elementë që duhen shqyrtuar, të thotë edhe aktet me të cilat ka vepruar ministri që kanë ardhur këto dëme sipas supozimit të prokurorisë. Kjo është barazia e palëve në proces”, tha Mediu. /vizionplus.tv