23 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin orët e fundit, nga të cilat 21 janë shuar pas shumë përpjekjeve.
Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.
Më shumë se 400 zjarrfikës, forca të ushtrisë e të policisë si dhe punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura, të ndihmuar dhe nga helikopteri Cougar dhe 2 Canadair të ofruara nga Greqia mundën të shuanin flakët që kishin marrë përmasa masive edhe për shkak të motit të nxehtë.
Ndërkohë një vatër zjarri u shfaq gjatë natës edhe në një kodër, në Himarë, por pas dy orësh punë intensive u arrit që flakët të shuheshin./vizionplus.tv