Janik Sinner kompletoi një mrekulli të vërtet në Us Open, duke u futur në histori si tenisti i parë italian që fitoi këtë Grand Slem.
23-vjeçari mundi në finale Tejlor Fritz beniamin e tifozerisë amerikane.
Megjithëse mijëra të pranishëm ishin në mbështetje të 26-vjeçarit amerikan, kjo nuk shërbeu që Fric të fitonte qoftë edhe një set, pasi sfida finale u mbyll 3 me 0.
Në setin e parë Sinner reagoi kualitetin e tij teknik dhe fizik duke qenë i saktë dhe me shërbime shumë të forta.
Fritz u përpoq të ishte më agresiv në setin e dytë, mirëpo nuk ia doli të rikthejë ekuilibrat duke shkuar në disavantazh 2 me 0.
Ndërsa seti i tretë ishte pak më i ekuilibruar dhe spektakolar.
Falë shtytjes së publikut vendas, numri 12 i botës Tejlor Fritz shkon deri në avantazhin 5 me 3.
Mirëpo nuk shfrytëzon dot shërbimin për të fituar setin. Përmbysja e italianit është e jashtëzakonshme.
Barazon lojën e setit në 5 me 5 dhe pastaj e përmbys në 7 me 5.
Një forcë e jashtëzakonshme psikologjike ndonëse nën presionin e vazhdueshëm të tifozerisë amerikane, e cila prej 2003 atëherë kur fitonte Endi Rodik, nuk shijon më suksesin e një tenisti vendas.
Janik realizon ëndrrën amerikane, bëhet gjithashtu i pari italian në histori që ka fituar 2 Grand Slem Brenda një viti.
Të mos harrojmë që në fillim të vitit ai kishte triumfuar edhe në Australian Open.
Sinner forcon edhe më shumë pozitat si numri një i botës në renditjen ATP.
Vërtet i jashtëzakonshëm./vizionplus.tv