Një tjetër skandal ka ndodhur mbrëmjene sotme në National League, gjatë ndeshjes Qipro-Kosovë që u luajt në “AEK Arena”.
Tifozët vendas shpalosën gjatë sfidës nja banderolë raciste ku shkruhej “Kosova është Serbi”, ndërsa krah saj në një tjetër banderolë shkruhej se “Qipro është Greqi”.
Lexo edhe :
Related Posts
Incident i cili solli ndërprerjen e ndeshjes par pak minuta. Sfida rinisi pas komunikimit që arbitri kryesor pati me zyrtarët e sfidës.
Ndeshja mbaroi me rezultatin 4-0 për Kosovën, Muriqi dy herë, Rrahmani dhe Dellova ishin autorët e golave.