Mediat gjermane kanë raportuar ditën e sotme një skandal seksual që lidhet me kombëtaren shqiptare, gjatë kohës që kuqezinjtë ishin ende në “lojë” në kampionatin Europian.
Gjermanja “antenneunna.de”, raporton se prokuroria e Dortmundit ka nisur një hetim në lidhje me një prej anëtarëve të stafit të kombëtares shqiptare, pasi akuzohet për ngacmim seksual.
Sipas “antenneunna.de” supervizori shqiptar ka ngacmuar seksualisht një punonjëse ndërsa kombëtarja ishte akomoduar në qendrën sportive Kamen-Kaiserau.
Në raport thuhet se supervizori shqiptar e ka kapur për krahu me dhunë punonjësen, ndërsa nuk dihet ende si paraqitet gjendja e saj shëndetësore.
Aktualisht nuk ka një urdhër arresti. I akuzuari, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar, është kthyer në Shqipëri.
/Vizionplus.tv/