Skandali/ Gardiania kryen marrëdhënie seksuale me të burgosurin në qeli

4 months ago 31

Një video që tregon një oficere të burgut HMP Wandsworth të Londrës duke kryer marrëdhënie seksuale me një prej të burgosurve në qeli, është bërë virale në rrjet dhe ka ngritur “në këmbë” ministrinë britanike të Drejtësisë.

Në videon e filmuar nga një tjetër i burgosur që është duke konsumuar lëndë narkotike, shihet oficerja në momente intime me një prej të dënuarve, ndërsa në sfond dëgjohen mesazhet nga radioja e saj për mbarëvajtjen e rendit brenda institucionit.

Gardiania që duket në të 20-at shihet në gjunjë duke kryer një akt seksual, ndërsa më pas zbërthen uniformën dhe ul pantallonat për të vijuar marrëdhënien me të burgosurin. Numri identifikues në uniformë është WW 1098 dhe shfaqet dukshëm në video ashtu si dhe fytyra e saj.

I burgosuri që filmon madje bën shaka dhe mburret për shkeljen e rregullores së burgut, duke shkruar: “Kështu jetojmë ne në Wandsworth“.

Policia dhe shefat e burgut tani po hetojnë videon që është 4.5 minuta e gjatë, e realizuar në burgun e dytë më të madh të Britanisë, që ndodhet në Londrën jugore.

Videoja me përmbajtje seksuale është publikuar vetëm një muaj pasi një raport nga Inspektori i Burgjeve në Britani citonte se Wandsworth – që është strehë për 1,500 të burgosur – ka nevojë për përmirësim urgjent, pasi ka rritje të dhunës.

Guvernatorja e burgut, Katie Price, dha dorëheqjen gjatë inspektimit, i cili theksoi “dështimet sistemike që vinin nga lidershipi i dobët”.

Read Entire Article