SPAK kërkon 5 vite burg për Rexhep Rapin, 4.8 vite për ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni

2 months ago 32

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin, i njohur edhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e krimeve Dedan Gjoni.

Për Kep Arapin SPAK kërkon dënimin me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie.

Lexo edhe :

Related Posts

Për Algert Arapin SPAK kërkoi 7.4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar u kërkuar dënimi me 4.8 vite burg.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK edhe për Dedan Gjonin, ish-shefi i krimeve në komisariatin nr.6. për Dejvi Gjermenin u kërkuar dënimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Kush do vritej

Shënjestra e atentatit ishte Xhevdet Plaku. Kep Arapi ka dalë në Sky Ecc në biseda me ish-shefin e komisariatit të Shijakut, Dedan Gjoni, aktualisht i arrestuar për një tjetër vepër penale.

Dedan Gjoni ishte përfshirë në grup kriminal në tentativë për të vrarë një person, i cili ishte në përplasje të forta me Kep Arapin, gjithashtu  i përfshirë në veprimtari kriminale. Pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, i kanë kërkuar Dedan Gjonit që të nxirrte në pritë Plakun për ta vrarë.

Në kohën kur drejtonte Komisariatin e Shijakut, Gjoni ka thirrur Plakun në komisariat për ta marrë në pyetje.

Më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Kush është Xhevdet Plaku

Më 24 nëntor 2018, Xhevdet Plaku u arrestua nga policia holandeze.

Ai njihej me nofkën “Akili” dhe përdorte 25 identitete të ndryshme gjatë kohës kur udhëtonte nga Amsterdami.

“Akili” njihej si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës, të cilën e drejtonte nga Amsterdami dhe pakove iu vinte emra sipas cilësisë së mallit që kishte brenda. Zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

“Hermes” ishte kokaina më e pastër e më pas vinin ‘Lacoste’, ‘G4’, ‘Rolls Royce’ e ‘Playboy’.  Përveç shqiptarit, në pranga asokohe ranë edhe 56 persona të tjerë, anëtarë të tre bandave të tjera por që ishin të lidhura së bashku dhe që shef kishin Xhevdet Plakun.

Plaku dyshohet se është autori i vrasjes së bashkëkombësit Saimir Sina më 11 qershor të vitit 2004. Atë kohë prita u cilësua si një larje hesapesh mes bandave shqiptare për kontrollin e prostitutave që punonin përgjatë zonës së Aurelitës.

Pas proceseve gjyqësore, më 22 shkurt 2013 Plaku u lirua për mungesë provash. Pas një dyshimi se Plaku ndodhej në Holandë, Gjykata e Savonës lëshoi një ​​urdhërarresti më 22 mars dhe për këtë arsye u krijua një bashkëpunim i ngushtë me Interpol dhe Eurojust (Njësia Evropiane e Bashkëpunimit Gjyqësor).

Më 15 prill, policia italiane njoftoi atë holandeze për vendndodhjen e Plakut dhe pas një prite të ngritur në aeroport arritën që ta kapin shqiptarin. Plaku përveç dënimit në Itali, do të duhet të kryejë 22 vjet burg për vrasje edhe në Shqipëri.

Kush është Rexhep Rrapi?

Rrapi është arrestuar nga policia e Rinasit më 31 mars 2023.

60-vjeçari është i dënuar me 7 vjet burg për organizimin e emigracionit të paligjshëm.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në dalje të RSH-së, kanë kapur Rexhep Rapi (Arapi), 60 vjeç, banues në Durrës, i cili pas verifikimit nga Interpol Tirana ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Genova, Itali, e ka dënuar 7 vjet burgim, për veprën penale “Organizimi i emigracionit të paligjshëm”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë”, thuhej në njoftimin e policisë më 31 mars.

Rapi ka qenë i arrestuar edhe në vitin 2021 në Durrës pasi i gjetën armë në lokalin e tij.

Ai lëvizte me mjet të blinduar ‘’Benz’’ i cili u sekuestrua bashkë me një pistoletë që iu gjet në një çantë në banakun e lokalit. Rapi është me precedentë të mëparshëm kriminal kundër jetës së personit dhe në fushën e narkotikëve./vizionplus.tv

Read Entire Article