Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie.
Prokuroria e Posacme iu është drejtuar një sërë institucioneve për të marrë informacion për pasurinë e ligjvënësit. Ai u pyet pak ditë më parë në SPAK.
Vizion Plus mëson se kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime të mërkurën e 3 korrikut në Prokurorinë Speciale.
Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se është marrë në pyetje lidhur me interpelancën që kishte kërkuar me kreun e qeverisë, Edi Rama, kërkesë e cila u rrëzua nga Kuvendi.
“Në vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njësinë nr 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela. Jemi drejtuar kadastrës si banorë. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm”, deklaroi Dogjani në Kuvend disa ditë më parë.
Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment./vizionplus.tv