Spanja “magjike” e mbyll në avantazh pjesën e parë, Yamal dhe Olmo zhvlerësojnë golin e Kolo Muani

4 months ago 22

Është mbyllur me rezultatin 2-1 pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit Europian, ajo mes Spanjës dhe Francës.

Ishin francezët që kaluan të parët në avantazh në minutën e nëntë të ndeshjes me anë të Kolo Muani.

Pas një krosi perfekt të Kylian Mbape, Kolo Muani kërceu mbi mbrojtësit spanjollë dhe realizoi me kokë.

Por në minutëne 16-të do të vinte magjia e 16-vjeçarit Lamine Yamal, i cili me një të majtë perfekte barazoi shifrat në 1-1.

Me këtë gol Yamal vendosi dhe një rekord të ri, duke u bërë lojtari me moshën më të re që shënon në një kampionat Europian.

Ndërkohë që në minutën e 25-të të ndeshjes, Dani Olmo shkarkoi fort të djathtën dhe një devijim i Kuande dërgon topin në rrjetë dhe gjithçka përmbyset.

Duhet theksuar se pejsa e parë ishte e një niveli shumë të alrtë futbollistik, mbase ndeshja më e mirë që kemi parë deri tani.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article