Spiunonin për shërbimin sekret serb, arrestohen 2 persona në Kosovë (EMRAT)

5 months ago 21

Dy persona në qytetin e Ferizaj janë vënë në pranga nga policia pasi dyshohen për spiunazh dhe bashkëpunim me “BIA”-n e Serbisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se pas zhvillimit të hetimeve disamujore, këtë të mërkurë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka bërë të mundur arrestimin e Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pasluftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Mediat në Kosovë raportojnë se të dyshuarit kanë tentuar të diskreditojnë luftën e UÇK-së, teksa theksojnë se Shabani ka tentuar ndryshimin e të vërtetës edhe për Masakrën e Reçakut, duke provuar shtrembërimin e së vërtetës./vizionplus.tv

Read Entire Article