Ndahet nga jeta ish presidenti i boksit të Pogradecit Qani Mbroçi, njeriu që jo vetëm solli “dorezat e zeza” në qytetin liqenor por së bashkë me trajnerin Muharrem Gjoni i sollën Pogradecit 38 tituj kampion dhe 53 vende të dytë në aktivitetet e ndryshme kombëtare.
Do të ishte Qani Mbroci ai që vendosi rikthimin e boksit në këtë qytet në vitin 1994. Fillimisht me boksierë të moshave e me pas ekipet pogradecare do te beheshin pjese e kampionateve kombetare per para të rinj, të rinj e të rritur.
Qani Mbroçi, ish-President i Boksit të Pogradecit
Falë kontributit financiar të presidentit Mbroçi në Pogradec janë zhvilluar disa aktivitete kombëtare e rajonale.
Me largimin nga kjo jetë të Qani Mbrocit boksi pogradecar e ai shqiptar ka humbur një pjesë të historisë së ringut.