Një stuhi e fuqishme që ka shkaktuar përmbytje dhe shira të dendur ka “pushtuar” Indinë.
Si pasojë kanë humbur jetën 25 njerëz, ndërsa njerëz janë zhvendosur në kampe të improvizuara. Në Telangana të Indisë numërohen rreth 16 viktima, ndërsa 9 të tjerë në Andhra Pradesh.
“Shumë shtëpi janë shkatërrua. Më shumë se 400 milimetra shi kanë rënë në 24 orë,” tha Nagi Reddy, drejtor i agjencisë së reagimit emergjent të Telangana.
Deri më tani, rreth 3800 janë shpëtuar dhe janë zhvendosur në kampe të improvizuara. Forca Ajrore Indiane tha se kishte dërguar më shumë se 30 tonë ndihma humanitare në zonat e prekura.
Javën e kaluar të paktën 28 persona humbën jetën nga përmbytjet në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, ndërsa shumë shkolla u mbyllën për shkak të shirave të dendur në rajon. /vizionplus.tv