Zvicra është përfshirë nga mot i keq me stuhi të forta shiu me shtrengata dhe vetëtima, duke shkaktuar dëme të mëdha si dhe viktima.
Sipas mediave të huaja situata paraqitet më e rënduar në Magadino në distriktin e Lokarnos, ku reshje të shumta shiu kanë shkaktuar përmbytje pasi lumunj të shumtë kanë dalë nga shtrati.
Gjithashtu era e fortë ka shkaktuar dëme të mëdha duke shkulur pemë dhe shkatërruar shtëpi në zonë.
Më shumë se 18,800 vetëtima u regjistruan në gjithë Zvicrën, ndërsa një rrufe ka goditur një pemë në një park. Pemë të shkulura kanë bllokuar rrugën duke vështirësuar qarkullimin, ndërsa të tjera kanë goditur automjetet në lëvizje duke shkaktuar edhe viktima.