Sulm i madh izraelit në një banesë në Gaza, raportohet për disa të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

2 days ago 27

Dhjetra njerëz janë vrarë dhe plagosur në një sulm izraelit në një shtëpi në Jabalia në Gazën veriore, thonë mjekët dhe shpëtimtarët palestinezë.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa dhe agjencia e mbrojtjes civile e Hamasit të Gazës, thanë se të paktën 30 persona ishin vrarë. Mbrojtja civile tha se mes të vdekurve ishin 13 fëmijë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se goditën një vend në Jabalia ku “terroristët po vepronin”, ishin ndërmarrë hapa për të zbutur dëmtimet civile dhe detajet ishin në shqyrtim.

Grupet e ndihmës thonë se Jabalia dhe pjesë të tjera të Gazës veriore kanë qenë të rrethuar që nga fillimi i tetorit, kur Izraeli nisi një ofensivë të re tokësore kundër Hamasit.

Izraeli po përballet me një afat kohor të SHBA-së që skadon brenda disa ditësh për të përmirësuar situatën humanitare në Gaza ose për t’u përballur me kufizime të mundshme në bashkëpunimin ushtarak.

Dr Fadel Naim, drejtor i Spitalit Al-Ahly në qytetin e Gazës, i tha agjencisë së lajmeve AP se spitali ku ai punonte kishte marrë 17 trupa nga Jabalia deri më tani, duke përfshirë ato të nëntë grave, dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet.

Dëshmitarët okularë e përshkruan goditjen izraelite në ndërtesën që thuhet se i përkiste familjes Alloush si një “tërmet”.

“Ne thjesht ishim ulur të qetë. Këta janë qytetarë të pafajshëm që nuk i përkasin asnjë organizate apo fraksioni ushtarak,” tha për Reuters dëshmitari okular dhe i afërm i viktimave Hamza Alloush.

/a.r

Read Entire Article