Spitalet kryesore në Britaninë e Madhe janë vënë në shënjestër të një sulmi kibernetik, si pasojë e të cilit shërbimet e tyre janë ndërprerë, sipas mediave britanike.
Ndër funksionet që janë prekur janë ato që lidhen me analizat e gjakut dhe transfuzionet.
Spitali i King’s College, Guy’s dhe St Thomas’, përfshirë Spitalin e Fëmijëve Royal Brompton dhe Evelina London, dhe shërbimet e kujdesit parësor janë prekur nga sulmet, sipas BBC.
Disa procedura dhe operacione janë anuluar ose ridrejtuar te ofruesit e tjerë të NHS pasi stafi i spitalit vazhdon të vlerësojë se cilat operacione mund të kryhen në mënyrë të sigurt./vizionplus.tv