Sulm me armë në një festë Meksikë/ Disa persona hapën zjarr, humbin jetën gjashtë persona! Dhjetëra të plagosur, mes tyre të mitur

8 months ago 52
Reklamë

Gjashtë persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre dy të mitur, pas një sulmi me armë zjarri në në veri të Meksikës.

Të plagosur kanë mbetur edhe 26 persona të tjerë, katër prej tyre në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu të plagosur kishte edhe fëmijë të moshës nën 18 vjeç.

Ata u dërguan menjëherë në spitalet rajonale të qytetit Ciudad Obregon, për të marrë mjekimet e nevojshme.

Disa persona, numër ende i pacaktuar saktësisht, ishin mbledhur për të festuar deri në orët e vona të mbrëmjes, deri në momentin që tre persona kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.

Sipas policisë, incidenti i të shtënave ishte një sulm ndaj një anëtari të dyshuar të bandave, i cili kërkohej për vrasje dhe akuza të tjera. Anëtari i dyshuar i bandës kriminale u përpoq të ikte, por u vra.

Në kërkim mbeten autorët e kësaj ngjarjeje, të cilët morën arratinë menjëherë pas sulmit.

Top Channel

Read Entire Article