Policia çeke njoftoi se dy fëmijë u plagosën në një sulm me thikë nga një shok klase në një shkollë fillore. Ngjarja u raportua në qytetin perëndimor të Domazlice, pranë kufirit me Gjermaninë.
Në një postim në rrjetin social X, policia tha se studenti u arrestua brenda pak minutash.
“Një student ka sulmuar me thikë shokët e klasës. Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur dhe prindërit e tyre janë njoftuar”, shtoi policia.
Sulmi ndodhi në ditën e dytë të vitit të ri shkollor.
Shërbimet lokale të urgjencës nuk pranuan të komentojnë mbi gjendjen e fëmijëve të lënduar./vizionplus.tv