Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, është pyetur nga gazetarët ditën e sotme lidhur me akuzat e kreut të PL-së, Ilir Meta.
Meta në daljet e tij të fundit ka sulmuar drejtësinë dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
Lexo edhe :
Related Posts
Çela nuk u përgjigj drejpërdrejt, por tha se përgjigjen e ka dhënë KLP.
KLP ditën e djeshme dënoi gjuhën e përdorur nga Meta kundrejt prokurorëve.
Dje, KLP dënoi gjuhën e përdorur nga ish-presidenti për SPAK. Cili është mendimi juaj për akuzat e ish-kreut të Shtetit ndaj Strukturës së Posaçme?
Olsion Çela: Po i përgjigjemi sot çështjeve më emergjente. Kemi performancë më të mirë të Prokurorive. Përgjigjen tashmë e ka dhënë KLP. Numri i të dënuarve është më i lartë dhe sistemi po funksionon. Bashkëpunimi ynë me SPAK ka qenë shumë i mirë, performanca që kemi arritur përmes bashkëpunimit ka qenë në nivele të kënaqshme./vizionplus.tv