Sulmet e Ukrainës, Rusia vendos masa sigurie shtesë në centralin bërthamor në Kursk

2 months ago 32

Qeveria ruse e Rajonit Kursk njoftoi sot se do të vendosë masa shtesë sigurie në qytetin e Kurchatov dhe termocentralin bërthamor Kursk duke filluar nga nesër, 29 gusht.

Hyrja në qytetin e Kurchatov, ku ndodhet stacioni, do të kufizohet përkohësisht, tha ushtruesi i detyrës së guvernatorit të Rajonit të Kurskut, Alexei Smirnov në një postim në aplikacionin Telegram.

Smirnov e lidhi këtë vendim me faktin se “forcat e armatosura të Ukrainës nuk i ndalin përpjekjet e tyre për të hyrë në qytet” dhe statusin e “operacionit anti-terrorist”, i cili është në fuqi në rajonin e Kurskut.

Nga postimi i tij rezulton se do të ketë postblloqe në hyrje të qytetit. Banorët e qytetit të Kurchatov që jetojnë në të do të kalojnë lirshëm. Ata që punojnë në qytet duhet të marrin një leje të veçantë nga autoritetet përkatëse të qytetit.

Do të ndalohet kalimi i çdo mjeti transporti përmes qytetit të Kurchatovit.

Forcat ukrainase sulmuan kufirin perëndimor të Rusisë në rajonin e Kursk më 6 gusht në një sulm të befasishëm që është ende në vazhdim, me beteja që po zhvillohen brenda rreth 40 kilometrave nga objekti bërthamor. /vizionplus.tv

Read Entire Article