Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në një metro në veri-lindje të Londrës.
Një 36-vjeçar u arrestua pasi sulmoi me shpatë personat në metro, mes tyre edhe dy policë.
Lexo edhe :
Related Posts
Një 13-vjeçar, i cili ishte mes të plagosurve ka humbur jetën në spital pas plagëve të marra.
Oficeri Supt Bell konfirmoi se “pesë persona u plagosën, duke përfshirë dy oficerë të tij, dy anëtarë të publikut dhe një person që ka vdekur, djali 13-vjeçar.”
Supt Bell thotë se dy anëtarë të publikut janë ende në spital, por lëndimet e tyre “fatmirësisht” nuk janë kërcënuese për jetën.
Ai thotë se oficerët e tij kanë nevojë për operacion, por lëndimet e tyre nuk duken të jenë kërcënuese për jetën në këtë fazë./vizionplus.tv