Sulmohet parlamenti i Ukrainës, dronët rus synuan zonat ku ndodhen instituconet qendrore në Kiev

2 months ago 36

Rusia shënjestrënoi Ukrainën gjatë natës me një sulm masiv ajror të nisur nga dy vendodhje të ndryshme brenda territorit rus dhe një nga Krimea e pushtuar.

Ushtria ukrainase bëri të ditur se Rusia lëshoi ​​gjithsej 67 dronë me rreze të gjatë Shahed, 58 prej të cilëve u kapën në ajër dhe u rrëzuan. Njësitë e mbrojtjes ajrore u përfshinë në veprime në 11 rajone në të gjithë Ukrainën.

Mbetje të dronëve rus u gjetën pranë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Kiev, deklaruan autoritetet. Është e rrallë që një raketë ose dron rus të arrijë kaq larg në qendër të Kievit, pasi qyteti mbrohet nga një rrjet sistemesh të mbrojtjes ajrore të epokës sovjetike dhe të dhuruara nga perëndimi.

Lagja e qeverisë në majë të një kodre në qendër të Kievit është më e mbrojtura në Ukrainë, pasi aty ndodhen edhe zyrat e presidentit, kabinetit dhe bankës qendrore.

Sulmi nisi pas mesnate dhe sipas dëshmitarëve sirenat e alarmit u dëgjuan për disa orë me rradhe. Që nga fillimi i pushtimit të saj në shkurt 2022, Moska ka lëshuar mijëra raketa dhe drone Shahed në Ukrainë. Droni kamikaz i projektuar nga Irani është përdorur nga Rusia si një alternativë më e lirë se raketat, të cilat janë të shtrenjta dhe më të vështira për t’u prodhuar.

Sulmi i fundit vjen pas thirrjeve të presidentit ukrainas Zelensky një ditë më parë, për më shumë armatike nga perëndimi gjatë një takimi me sekretarin amerikan të mbrojtjes Austin. /vizionplus.tv

Read Entire Article