Sulmohet shtëpia e Netanjahut, por droni i nisur nga Libani asgjësohet nga mbrojtja ajrore izraelite

2 hours ago 20

Shtëpia e kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu është vënë në shënjestër nga një sulm me dron, këtë të shtunë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i kryeministrit i cili tha se goditja ajrore e nisur nga Libani u kap nga sistemi i mbrojtjes, pa ashkaktuar dëme.

Sulmi vjen pas vrasjes së lideri të Hamasit, Yahya Sinwar, pak ditë më parë. Eleminimi i këtij të fundit pasoi vrasjen e disa figurave të tjera të larta të grupeve militane, Hamas e Hezbollah të mbështetura nga Irani.

Megjithëse vrasja e ideatorit të 7 tetorit shënoi një fitore domethënëse, Izraeli nuk e ka ndalur luftën.

Tel Avivi zyrtar po nxiton të shkaktojë dëme maksimale dhe po shfrytëzon momentin për të krijuar një realitet të pakthyeshëm në rajon përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm. Kjo, pavarësisht kërkesave të aletave për armëpushim.

Kryediplomati Josep Borrell përsëriti ndërkohë atë që presidenti Biden dhe liderë të tjerë perëndimorë kanë kërkuar nga Izraeli pas vrasjes së Sinëar.

“Sigurisht që pas vrasjes së Yahya Sinwar një perspektivë e re është e hapur dhe ne duhet ta përdorim atë për të arritur një armëpushim, për të liruar pengjet e mbetura dhe për të kërkuar një këndvështrim të ri politik”

Ndërsa ministri turk i punëve të jashtme deklaroi se veprimet që Izraeli po bën në Gaza dhe Liban po e shtyjnë Iranin të ndërmarrë hapa legjitimë.

Deklaratën, Hakan Fidane e bëri gjatë takimit me homologun Iranian Abbas Araghchi në Stamboll./vizionplus.tv

Read Entire Article