Tajfuni Yagi/ Momenti kur shembet ura në Vietnam dhe automjetet bien në ujë, 13 persona të zhdukur

1 week ago 32
Reklamë

Një urë në Vietnamin verior  u shemb pasi u godit nga tajfuni Yagi, i cili ka vrarë më shumë se 60 njerëz që nga e shtuna e kaluar.

Pamjet e kapura nga kamera e një makine tregojnë momentin tronditës kur  Ura Phong Chau u shemb dje, të hënën.

#WATCH 🇻🇳Typhoon Yagi, the strongest in decades, hit Vietnam, causing at least 59 deaths. Many are missing due to landslides and floods.

A bridge collapsed, millions lost power, and a bus with 20 passengers was swept away. The storm struck on Saturday and weakened to a tropical… pic.twitter.com/Ikqqm7z8h0

— 凤凰欧洲 PhoenixCNE News (@PhoenixCNE_News) September 9, 2024

Disa automjete që ndodheshin në urë kur ajo u nda në dysh, ranë në ujë dhe 13 persona rezultojnë të zhdukur, sipas BBC.

Kalimi i tajfunit Yagi në Vietnamin verior ka lënë 63 persona të vdekur dhe 40 të tjerë janë ende të zhdukur, njoftoi sot qeveria e vendit aziatik.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga tajfuni, më i forti që ka goditur Azinë këtë vit, sipas sinoptikanëve, gjithashtu plagosën 752 persona të tjerë, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive të Vietnamit.

Stuhia më e fortë që ka goditur Vietnamin në 30 vjet ka shkaktuar gjithashtu dëme masive materiale dhe ka lënë 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike./vizionplus.tv

Read Entire Article