Tajfuni Yagi, shkon në 127 numri i viktimave

1 week ago 24
Reklamë

Tajfuni Yagi goditi veriun e Vietnamit, duke bërë që 127 persona të humbnin jetën, 54 të tjerë të rezultojnë të zhdukur si dhe 764 kanë mbetur të plagosur, sipas të dhënave të fundit nga agjencia e fatkeqësive.

Sipas ekspertëve, Yagi ishte tajfuni më i fortë që goditi Azinë këtë vit.

Lexo edhe :

Related Posts

Gjithashtu, si pasojë e tajfunit Yagi, një urë në Vietnamin verior u shemb. Disa automjete që ndodheshin në urë kur ajo u nda në dysh, ranë në ujë dhe 13 persona u zhdukën.

Stuhia më e fortë që ka goditur Vietnamin në 30 vjet ka shkaktuar gjithashtu dëme masive materiale dhe ka lënë 1.5 milionë njerëz pa energji elektrike./vizionplus.tv

Read Entire Article