Takim i tensionuar midis Blinken dhe Netanyahu? Deklarata të ndara

8 months ago 26
Reklamë

Takimi i Sekretarit të Shtetit të SHBA, Anthony Blinken me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu duket se ka tensionuar situatën mes dy vendeve, teksa lufta në Gaza vijon të vrasë civilë të pafajshëm.

Ndryshe nga zakonisht, Blinken dhe Netanyahu dhanë konferenca të ndara, teksa ky i fundit nuk ka dhënë asnjë informacion për takimin, siç e ka zakon, gjë që përforcon aludimet e mësipërme.

“Uashingtoni po humbet durimin,” pohon Channel 12.

Blinken: “7 tetori nuk mund të ndodhë më kurrë”

“7 tetori nuk mund të ndodhë më kurrë” ishte mesazhi i Anthony Blinken gjatë konferencës për shtyp që dha, teksa iu referua efekteve të luftës për izraelitët dhe palestinezët.

“Familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza dhe qytetarët e Gazës po përballen me pasiguri akute ushqimore”, tha ai, duke shtuar se izraelitët dhe palestinezët kanë humbur të afërm të pafajshëm./vizionplus.tv/

Read Entire Article