Ditën e sotme, 8 shtator, Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mbledhja do të zhvillohet në Durrës dhe do të nisë në orën 11:00. I pari që do të flasë është shefi i qeverisë, Edi Rama. Më pas do të zhvillohet votimi për organet e reja drejtuese të PS, për Kryesinë dhe Sekretariatin e PS.
Lexo edhe :
Related Posts
Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë.
Të dielën e kaluar, më 1 shtator, Rama mblodhi qeverinë në Dajt. Mbledhja informale nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 19:00.
Në fokus të diskutimeve ishte analiza e deritansishme e punës së qeverisë.
Në takimin e datës 1, përveç ministrave të pranishëm ishin edhe kryetarja e kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, kryetari grupit parlamentar në PS, si dhe drejtorët e institucioneve në varësi të kryeministrit, ndërsa nuk ishin të pranishëm kryebashkiakët.
Mësohet se në këtë mbledhje pati një ndarje të pikave të diskutimit, duke nisur nga raportimi i ministrave të cilët folën në varësi të tematikave si integrimi, komunikimi, siguria dhe çështje sociale.
Gjithashtu në këtë takim u diskuta edhe për analizën e progresit si dhe përgatitjet e PS për sesionin e ri parlamentar i cili hap siparin ditën e hënë, më 2 shtator në orën 17:00.
Ndëkrohë një tjetër pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet për zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm, ku kryeminsitri Rama synon mandatin e katërt qeverisës./vizionplus.tv