Talat Xhaferi merr detyrën: Kushtetuta dhe ligji do jenë baza e çdo vendimi në qeveri, qytetarëve s’do u mungojë funksionimi institucional

7 months ago 32
Reklamë

Talat Xhaferi ka marrë detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut këtë të hënë, një ditë pas votimit të tij në Kuvend.

Në një konferencë për mediat me paradhësin e tij, Xhaferi tha se Kushtetuta e ligjet do të jenë baza e çdo vendimi që do të merret në qeveri.

Lexo edhe :

Related Posts

Aleanca me SHBA,BE dhe NATO shtoi Xhaferi mbetet prioritet i qeverisë së re, teksa theksoi se nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve.

“Me premtimin se sëpaku një herë në muaj do shihemi rregullisht. Sapo përfunduam takimin kokë më kokë, me Kovaçevskin, u pajtuam për çështjen primare që do jetë në fokus të qeverisë.

Shpreh kënaqësinë për detyrën që mora përsipër. Duke qenë se jemi në koalicion qeveritar, natyrisht edhe qeveria që do udhëheq detyrohet të zbatojë politikat në këtë program. Detyra primare është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale.

Do të zbatojmë të gjithë parakushtet ligjore për zbatimin e vullnetit të qartë të qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta. Ruajtja e kësaj aleance nuk ka alternativë tjetër. Integrimi si udhërrëfyes në platformën qeveritare, janë lart në axhendën e qeverisë.

Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve. Mund të jemi të ndryshëm në këtë qeveri, por jemi aty falë legjitimitetit tuaj.” u shpreh ai.

Qeveria teknike e drejtuar nga Talat Xhaferi, me mandat 100 ditor, u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro. Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike deri në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 8 maj, duke hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut./vizionplus.tv

Read Entire Article