Tanket izraelite mbërrijnë në qendër të qytetit Rafah, vazhdojnë bombardimet

3 months ago 19
Reklamë

Disa tanke izraelite mbërritën ditën e sotme në qendër të Rafahut, qyteti i vogël në pjesën jugore të Rripit të Gazës, ku qindra mijëra palestinezë ishin strehuar në muajt e kaluar për të shmangur bombardimet në zona të tjera të enklavës.

Rafah tani po bombardohet nga forcat izraelite.

Tanket janë afër xhamisë Al-Awda, një ndërtesë historike në qendër të qytetit, sipas dëshmitarëve okularë që folën për Reuters.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) nuk pranuan të komentojnë për agjencinë mbi zhvillimin e ri, duke thënë vetëm se do të lëshojnë një deklaratë së shpejti.

Exclusive footage from Al Jazeera shows Israeli occupation tanks advancing further into the west of Rafah city.

The Israeli occupation intends to fully occupy the Philadelphi Axis with Egypt, effectively encircling the Strip and implementing disastrous restrictions. pic.twitter.com/6rgaIOJ8XK

— Quds News Network (@QudsNen) May 28, 2024

Sot Izraeli shumëfishoi sulmet ajrore në Rafah, pavarësisht protestave ndërkombëtare për bombardimin vdekjeprurës të një kampi të mbushur me njerëz të zhvendosur në qytet të dielën mbrëma, gjë që çoi në thirrjen urgjente të një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Sulmet e reja ajrore erdhën në mes të reagimit ndërkombëtar mbi bombardimet, të cilat vranë 45 njerëz dhe plagosën 249 të tjerë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Rripit të Gazës, pasi shkaktoi një zjarr që u përhap në tenda.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e quajti bombardimin një “aksident tragjik”.

Ushtria izraelite tha se po hetonte vdekjen e civilëve pasi fillimisht tha se kishte shënjestruar dy operativë të Hamasit me “municione precize”./vizionplus.tv

Read Entire Article