Të kapur prej dore, Princ Leka ndan foton e parë me Blerta Celibashin

3 weeks ago 59

Princ Leka ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen me fotografen Blerta Celibashi, teksa ka ndarë foton e parë me këtë të fundit në rrjetet sociale.

Së fundmi ai ka organizuar një festë miqësie me homologët e tij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në festën e organizuar në Neë Jersey, në Carpathia West Princ Leka u shfaq i shoqëruar zyrtarisht nga partnerja e tij, Blerta Celibashi.

Lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar. Edhe pse raporti i tyre u zhvillua në një situatë të pazakontë, kur Princi ishte në proces divorci me Elia Zaharinë, dyshja nisi bashkëjetesën.

Princ Leka dhe Elia Zaharia i dhanë fund martesës së tyre pas 7 vitesh, nga e cila kanë edhe një vajzë Gerladinën./vizionplus.tv

Read Entire Article