Këngëtari i muzikës popullore Sindi Yzeiri i ftuar në “vizioni i Pasdites” i moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus, rrëfeu pasionin e tij.
I pyetur nga moderatorja Birikena Prifti se si nisi pasioni i tij për muzikën, Sindi rrëfeu se i pëlqente që në momentet kur ka qenë i vogël.
Ai tregoi se ndihet shumë mirë në muzikën popullore, dhe është mbështetur vazhdimisht jo vetëm nga familja, por dhe artistë me emër.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Sa kohë ke në tregun muzikor?
Sindi Yzeiri: Në tregun muzikor kam 3 vite.
Brikena Prifti: Si je futur në muzikë?
Sindi Yzeiri: Jam futur që në vogëli, kam bërë shkollën e muzikës, të cilën e kam bërë për kitarë. Kam marrë pjesë në shumë dasma.
Brikena Prifti: Kitarën e kë lënë mënjanë?
Sindi Yzeiri: Jo. Luaj vetëm në shtëpi.
Brikena Prifti: Muzika popullore nuk shkon shumë me kitarën.
Sindi Yzeiri: I jam përkushtuar më shumë muzikës për këngëtarin.
Brikena Prifti: Si ju fute muzikës?
Sindi Yzeiri: Ka qenë pasion që i vogël e kamp patur shumë keq. Nga ana e mamit ka qenë muzikant daja.
Brikena Prifti: Nga kitara te kënga, si erdhi ky ndryshim?
Sindi Yzeiri: Në fakt kur kam qenë në shkollë dëshira ka qenë për firzamonikë, shkova me vonesë dhe nuk kishte më vende për regjistrim, thashë hyj ke kitara kombinon dhe me muzikën që bëj tani, tingujt. Për momentin jam i suksesshëm në këtë fushë ku jam.
Brikena Prifti: Pse muzika popullore?
Sindi Yzeiri: Nuk isha në muzikë të lehtë, te kënga popullore e ndiej veten më qetë.