Të shtëna me armë në një shtëpi të moshuarish në Kroaci, 5 të vrarë, mes viktimave nëna e autorit

2 months ago 34

Pesë persona u vranë nga një person i armatosur i cili hapi zjarr në një shtëpi pleqsh në qytetin Daruvar. Ngjarja ndodhi në lindje të Zagrebit, raportojnë mediat kroate.

Ministri i Shëndetësisë Vili Baros tha për N1 TV se pesë persona u plagosën nga sulmi dhe u dërguan në spitale

“Ne jemi të tmerruar me vrasjen e pesë personave në shtëpinë e të moshuarve Daruvar,” shkroi kryeministri Andrej Plenkoviç në X.

Mediat kroate raportuan se vrasësi, një ish-veteran lufte i lindur në vitin 1973, hyri në shtëpinë e të moshuarve dhe filloi të qëllonte. Ai vrau nënën e tij dhe katër të tjerë, thanë raportet.

Ai fillimisht u arratis nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua nga policia, raporton portali i lajmeve N1.

Read Entire Article