Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur në New York, ku si pasojë ka humbur jetën një 74-vjeçar dhe është lënduar një 44-vjeçar.
Sipas mediave të huaja, 44-vjeçari është transportuar në spital. Personi i armatosur u larguar me vrap pas të shtënave.
Burime policore thonë se të shtënat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin e trafikut të drogës.
Policia thotë se autori i ngjarjes u pa për herë të fundit i veshur me një xhaketë të zezë, maskë dhe doreza të bardha.