Temperatura deri në 28 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

6 months ago 18
Reklamë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e me masa ajrore të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti pritet të jetë me kthjellime dhe me kohëzgjatje të orëve me diell si dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim jug-juglindje me shpejtësi 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 6 deri 20°C

në zonat e ulëta 8 deri 28°C

në zonat bregdetare 9 deri 27°C

Read Entire Article